Kryeministri armen, thirrje Grupit të Minskut në OSBE që të ndalojnë Turqinë në konfliktin me Azerbajxhanin

28 Shtator 2020 | 17:08

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, i bëri thirrje grupit të Minskut në OSBE që të sigurohen se Turqia nuk do të përfshihet në konfliktin që ka Armenia me Azerbajxhanin, në lidhje me rajonin Nagorno-Karabak.

Ushtritë e dy vendeve kanë dy ditë që përplasen në këtë rajon, ku janë përdorur armët e rënda, si tanket, dronët dhe raketat e artilierisë.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, deklaroi haptazi se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga tokat që ka pushtuar në Azerbajxhan, dhe se ka ardhur koha që të mbarojë kjo krizë në Nagorno-Karabak, një zonë në brendësi ë Azerbajxhanit, e drejtuar nga etnia armene.

“Edhe një herë, dënoj Armeninë, e cila sulmoi territoret e Azerbajxhanit ditën e djeshme. Turqia do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah vendit mik dhe vëlla, Azerbajxhanit, me zemër dhe me të gjitha burimet”, tha Erdogan.

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, paralajmëroi vendet drejtuese të Grupit të Misnkut në OSBE (Franca, Rusia dhe SHBA), se përhapja e një lufte në Kaukazin Jugor do të kishte pasoja të paparashikueshme për vende të shumta, duke dalë edhe nga kufijtë e vendeve të përfshira.

“U bëj thirrje vendeve që bashkëdrejtojnë Grupin e Minskut në OSBE si dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar, për rëndësinë e kësaj situate. Përhapja e një lufte në shkallë të gjerë në Kaukazin Jugor, në prag të së cilës ndodhemi tani, mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Mund të shkojë përtej kufijve të rajonit, në volume më të mëdha, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha Pashinian.

Ai dënoi agresivitetin turk, të cilët i fajëson për trazirat në rajon.

“Sjellja agresive e Turqisë, e cila ka pasur shfaqje tepër të rrezikshme sidomos gjatë ngjarjeve të korrikut, po vazhdon edhe sot e kësaj dite duke shkaktuar shqetësime serioze. Fakti që Turqia po mban një qëndrim kaq të rrezikshëm, mund të ketë pasoja shkatërruese për Kaukazin Jugor dhe rajonet fqinje. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i ndalojë me përpjekje të përbashkëta këto zhvillime të rrezikshme, dhe ta mbajë rajonin larg përpjekjeve për destabilizim”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026