PPE: Zbatoni 5 qershorin, ndryshimet e njëanëshme janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR

29 Shtator 2020 | 05:20

Partia Popullore Europiane, grupimi më i madh politik që drejton sot BE ka dalë me një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas diskutimeve në Asamblenë Politike të PPE.

PPE thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 2021 do të jenë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

Po ashtu bëhet thirrje për zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor siç është rënë dakord mes palëve politike në “5 qershor”, pasi ndryshimet e njëanëshme, siç theksohet në rezolutë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE nxit të hiqet dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektohet marrëveshja konsensuale sipas zotimeve”, thuhej në deklaratë.

 

Lexoni gjithashtu:

Ambasadori i BE-së, Soreca: Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit

Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Respektoni ‘5 qershorin’, është çështje nderi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026