SHBA, zyrtarë të Senatit shprehin mbështetjen për organizatën MEK
Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) mbajti një konferencë dypartiake ku morën pjesë 8 senatorë amerikanë, ambasadorë dhe ish-zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për kryengritjen e popullit iranian, e cila ka zgjatur pavarësisht shtypjes së rëndë nga regjimi në tre muajt e fundit.
Ata gjithashtu mbështetën dëshirën e popullit iranian për të krijuar një shtet demokratik dhe në këtë aspekt rikonfirmuan vijimin e mbështetjes për iranianët e organizatës MEK, të strehuar në Shqipëri.
“Le të vazhdojmë t’i mbrojmë njerëzit në Ashraf 3 (Shqipëri), dhe unë jam i përkushtuar ta bëj këtë. Le të vazhdojmë të luftojmë represionin e pakuptimtë ndaj grave dhe vajzave. Le t’i mbajmë sytë e botës të mbërthyer tek mizoria e Teheranit”- tha Bob Mendez, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë.
Në këtë event morën pjesë edhe disa personalitete të shquara amerikane si ish-senatori dhe kandidati për president Joe Liberman, ish-senatorja Kelly Ayotte dhe ambasadori Marc Ginsberg.
Ditën e hënë, autoritetet iraniane kryen ekzekutimin e dytë të një protestuesi, i akuzuar për vrasjen e 2 efektivëve të një force paraushtarake të themeluar nga Ajatollahu Khomeini.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu ‘sulmon’ Kurtin: Bën patriotin por bota s’rrotullohet rreth nesh
- ‘Zbardhet’ Britania, Polonia dhe Estonia, përmbytje në Bosnje e Kroaci
- Çmimet po ulen në treg, inflacioni në nëntor zbriti në 7.9%
…
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta