Mbështetësit e presidentit brazilian në largim Bolsonaro përplasen me policinë
Mbështetësit e presidentit brazilian në largim Jair Bolsonaro u përleshën me policinë, kur u vunë flakën disa automjeteve dhe dyshohet se u përpoqën të hynin në selinë e policisë federale në kryeqytetin, Brasilia, raporton AP.
“Vjedhja dhe tentativa për të thyer ndërtesën e policisë federale në Brasilia janë të papranueshme”, tha Flavio Dino, ministri i ardhshëm i drejtësisë dhe sigurisë publike në qeverinë e presidentit të sapozgjedhur Luiz Iñasio Lula da Silva.
Policia bllokoi disa rrugë në të gjithë Brasilia dje, protestuesit gjetkë i vunë flakën të paktën një autobusi dhe u panë duke ngritur barriera metalike, sipas AP.
Pasi Bolsonaro humbi zgjedhjet ndaj da Silva më 30 tetor, mbështetësit e tij organizuan protesta në të gjithë vendin. Organi kompetent zgjedhor ka lëshuar dje konfirmimin zyrtar të fitores elektorale të Lula da Silvës në zgjedhjet presidenciale.
Më herët, gjykata federale zgjedhore hodhi poshtë një apel të partisë së presidentit në largim Jair Bolsonaro, i cili ngriti pretendime për rregullsinë gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur në tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet