Borë dhe ngrica, Evropa goditet nga moti i keq

13 Dhjetor 2022 | 11:15

Britania e Madhe u godit nga reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e shpejtë e temperaturës, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimit.

Moti i keq ndodh në një moment të vështirë për transportin, pasi shërbimi hekurudhor futet të grevë çka pritet të sjellë probleme.

Por pavarësisht vështirësive në qarkullim londinezët kënaqen me borën e parë të dimrit përpara Krishtlindjeve.

Në një vend të mësuar me reshjet e dendura të borës si Letonia fatmirësisht stuhitë nuk shkaktuan vonesa të fluturimeve në aeroportin e Rigës. Megjithatë, transporti rrugor pati probleme. Për shkak të kushteve të këqija të hënën dhe të martën në transportin publik të Rigës janë futur të ashtuquajturat ‘bileta blizzard’ falas për drejtuesit e makinave.

Banorët e Lindjes në Evropë sikundër në Estoni po ashtu nisën të përjetojnë dimrin, ku stuhitë sollën ndërprerje të energjisë në më shumë se 4000 familje në jug të vendit.

Dhe në Kiev, punëtorët nxituan për të pastruar rrugët nga bora e madhe në kryeqytetin ukrainas. Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të vendit po i shtojnë urgjencën punës së tyre me ndërprerjet e pashmangshme të energjisë elektrike që pasojnë sulmet e synuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026