Putin dënon presionin ndaj Bjellorusisë, teksa Macron takohet me Tsikhanouskaya
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nxitur për ndërmjetësim nga BE për krizën politike në Bjellorusi pas një takimi me kryetaren e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya gjatë së martës.
Gjatë vizitës së tij në Lituani, Macron u takua me Tsikhanouskaya, figurën kryesore opozitare të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.
Tsikhanouskaya u largua menjëherë nga Bjellorusia pas zgjedhjeve të 9 gushtit, ku presidenti Lukashenko mori 80 për qind të votave. Tsikhanouskaya akuzon se zgjedhjet ishin të manipuluara në favor të tij.
“Patëm një diskutim shumë të mirë. Tani na duhet të jemi pragmatik dhe të mbështesin popullin e Bjellorusisë” iu tha gazetarëve Macron.
Macron ka vlerësuar kurajon e Tsikhanouskaya gjatë konferencës për shtyp në kryeqytetin e Lituanisë. “Ne nuk e njohim rezultatin e zgjedhjeve ndaj nuk do të njohim as statusin e tij si president”, tha ai.
Të martën, presidenti rus Vladimir Putin dënoi “presionin e jashtëm të paprecedentë” mbi Bjellorusinë, e cila së fundmi është pushtuar nga një valë protestash kundër Lukashenkos dhe rezultatit të zgjedhjeve.
“Bjellorusia është në një situatë të vështirë, në kushte presioni të jashtëm të paprecedente pas zgjedhjeve presidenciale”, rezultati i të cilave nuk njihen as nga Bashkimi Europian e as nga Shtetet e Bashkuara, tha Putin në një video-mesazh drejtuar pjesëmarrësve të forumit midis Rusisë dhe Bjellorusisë.
Lukashenko deri më tani nuk ka pranuar që të dialogojë me liderët e opozitës e as të dëgjojë protestuesit, por ka kërkuar ndihmë nga Rusia për t’i dhënë fund krizës.
Putin i premtoi Lukashenkos një hua prej 1.2 miliardë eurosh gjatë një samiti në Soçi.
“Marrëdhënie midis Rusisë dhe Bjellorusisë është më e fortë se koha dhe situata ekonomike dhe është e bazuar në themele të forta”, shtoi ai.
Javën e shkuar, Bashkimi Europian tha se nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë për shkak të protestave popullore masive që vënë në pikëpyetje zgjedhjet presidenciale.
Lexoni gjithashtu:
Bjellorusia paralajmëron se sanksionet OKB-së do të sjellin “kaos dhe anarki”
BE dhe SHBA e cilësojnë të paligjshëm betimin e presidentit bjellorus
Protesta në Bjellorusi, opozita manifeston kundër betimit të Lukashenkos
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta