Vaksina ruse, Moska pretendon se është më e saktë se e SHBA-së

29 Shtator 2020 | 16:24

Rusia po planifikon të publikojë rezultatet paraprake të vaksinimit për COVID-19 që do të përcjellin gjashtë javët e monitorimit të vullnetarëve. Kjo ka si qëllim jo vetëm të rrisë besueshmërinë ndaj efekteve pozitive të Sputnik V tek qytetarët rusë, por edhe t’I tregojë botës aftësinë e vendit në luftën ndaj pandemisë.

Rreth 5.000 vullnetarë I janë nënshtruar vaksinës ruse duke filluar që më 9 shtator dhe së shpejti besohet se do të shpallen rezultatet e fazës së tretë dhe përfundimtare, gjë që do ta bëjë Rusinë vendin e parë që do të shpalosë informacione mbi medikamentin që ka si qëllim të ndalojë avancimin e virusit.

Gjithashtu përfundimet do të vulosin nëse Sputnik V do të prodhohet edhe për masën e gjerë të popullsisë, ku cilësohet nga studiuesit se kjo do të jetë “një mundësi për njerëzit që të mbrojnë veten”.

“Mjete të tjera më të fuqishme do të përfshihen. Kur të ndodhë kjo, unë mendoj se për një vit ne do të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin masiv të popullsisë. Është e nevojshme që ne të mbulojmë rreth 75-80% të popullsisë në mënyrë që të ndalojmë qarkullimin e këtij virusi në nivel kombëtar,” tha Alexander Gintsburg, drejtues i institucionit Gamalejeva në Rusi.

Gjithashtu u theksua se nuk është raportuar asnjë efekt anësor serioz gjatë fazës finale të vaksinës anti-COVID. Sipas shkencëtarëve rusë finalizimi efektiv I kësaj procedure do të thotë se vaksina e prodhuar do të ketë një nivel prej 75% më të lartë se medikamenti I prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026