Armenia dhe Azerbajxhani vazhdojnë luftimet në Nagorno-Karabak, dhjetëra të vdekur

29 Shtator 2020 | 16:40

Luftimet midis separatistëve azerbajxhanas dhe armenë kanë hyrë në ditën e tretë, teksa partnerët ndërkombëtarë bëjnë thirrje për armëpushim.

Azerbajxhani dhe enklava separatiste, e cila mbështetet politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht gna Armenia, janë përfshirë në përplasjen më të dhunshme që nga viti 2016.

Ministri armen i mbrojtjes tha të martën se që nga dita e diel, separatistët kishin shkatërruar 49 drone, katër helikopterë, 80 tanke, një avion ushtarak dhe 82 automjete të ushtrisë azerbajxhanase.

Autoritetet e Nagorno Karabakut, të mbështetura nga Armenia, thanë se kanë rimarrë pozicionet që kishin humbur një ditë më parë. Por Azerbajxhani e mohon dhe thotë se kanë përparuar edhe më shumë, duke shkatërruar një autokolonë armene dhe një njësi artilerie.

Ministri i mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se luftimet e ashpra vazhduan deri mëngjesin e së martës, dhe se forcat ushtarake të vendit të tij kanë shkatërruar katër tanke armike, një autoblindë, si dhe kanë vrarë 10 ushtarë.

95 të vdekur numërohen zyrtarisht deri ditën e sotme, të martën e 29 shtatorit, mes tyre edhe 11 civilë, nëntë në Azerbajxhan dhe dy në Armeni.

Por numri i saktë i të vrarëve mund të jetë edhe më i lartë, pasi të dy palët kanë deklaruar se kanë vrarë me qindra nga pala kundërshtare.

 

Reagimi ndërkombëtar

Tre drejtuesit e përbashkët të Grupit të Minskut në OSBE, SHBA, Franca dhe Rusia, u bënë thirrje palëve që të vendosin menjëherë armëpushimin.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Turqia dhe OKB kanë bërë thirrje po ashtu që të ndërpritet dhuna.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, foli në telefon me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, dhe me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Ajo u bëri thirrje të dy palëve që të nisin armëpushimin e t’u rikthehen bisedimeve.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, deklaroi dje se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga tokat që ka pushtuar në Azerbajxhan, dhe se ka ardhur koha që të mbarojë kjo krizë në Nagorno-Karabak, një zonë në brendësi ë Azerbajxhanit, e drejtuar nga etnia armene.

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, paralajmëroi vendet drejtuese të Grupit të Misnkut në OSBE (Franca, Rusia dhe SHBA), se përhapja e një lufte në Kaukazin Jugor do të kishte pasoja të paparashikueshme për vende të shumta, duke dalë edhe nga kufijtë e vendeve të përfshira.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së OSBE-së, u ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të ulin armën dh të nisin negociatat për zgjidhjen e problemeve mes tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026