Çmimi ‘Sakharov’ për ukrainasit, PE vlerëson rezistencën ndaj pushtuesve rusë

14 Dhjetor 2022 | 20:22

Populli guximtar ukrainas është vlerësuar me çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit. Duke dorëzuar çmimin, Parlamenti Evropian ka ripërsëritur solidaritetin e tij me qytetarët ukrainas në luftën e tyre për liri dhe pavarësi. Liderë të zgjedhur të Ukrainës dhe përfaqësues të shoqërisë civile ishin të pranishëm në ceremoni.

“Kemi qenë dëshmitarë të rezistencës frymëzuese të qytetarëve të zakonshëm, që kanë sakrifikuar jetën për të ndalur kolonat e tankeve, që janë ngritur për t’u përballur me trupat ruse me krenarinë e tyre si armë. Kemi parë edhe gra që janë detyruar të lindin në stacionet e metrove. Mesazhi ynë për këta njerëz ka qenë i qartë: Ne jemi me Ukrainën”, tha Roberta Metsola, kryetare e Parlamentit Evropian.

Gjatë ceremonisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi mbajtjen e një minute heshtjeje për ata qytetarë ukrainas që kanë humbur jetën në luftën përballë Rusisë. Ndërsa kryebashkiaku i qytetit të Melitopolit, i pranishëm në event, bëri këtë koment.

“Moska u përpoq të fuste në kokën e qytetarëve të zonave të pushtuara propagandën ruse. Ajo u tha atyre se Rusia është këtu përgjithmonë, se BE dhe institucionet evropiane ju kanë harruar, se nuk do të çliroheni kurrë. Por ky çmim tregon se vëmendja e institucioneve të BE-së ndaj qytetarëve tanë po shtohet, se ata nuk janë harruar nga askush”, u shpreh Ivan Fedorov.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, miliona njerëz janë zhvendosur dhe dhjetëra mijëra janë vrarë ose plagosur. Por pavarësisht agresionit, populli ukrainas ka refuzuar të përkulet ndaj pushtuesve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026