Mbi 10 mijë të vdekur në Belgjikë nga COVID-19, Mbretëria e Bashkuar rekord rastesh të reja

30 Shtator 2020 | 08:26

Belgjika, një ndër vendet më të prekura nga COVID-19 në Europë, ka tejkaluar shifrën e 10 mijë viktimave, sipas  të dhënave të fundit.

Shteti me 11.5 milionë banorë regjistroi 10,001 fatalitete nga virusi vdekjeprurës gjatë së mërkurës si dhe 1,762 raste të reja, sipas Institutit të Shëndetit Publik “Sciensano”.

Belgjika ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Europë, ndërsa në botë renditet e treta me 87.44 të vdekur për 100.000 banorë, sipas Universitetit John Hopkins.

Ndërkaq, Spanja renditet e dyta me 67.33 viktima për 100.000 banorë.

Mbretëria e Bashkuar, ku 42 mijë persona kanë humbur jetën, renditet e treta me 63.30 viktima për 100.000 banorë.

Autoritetet belge kanë arritur në një konsensus për mënyrën sesi përllogarisin numrin e viktimave, duke regjistruar si vdekjet në spital ashtu edhe ato në shtëpitë e të moshuarve.  

Gjatë pikut të pandemisë në prill, Belgjika regjistroi më shumë se 250 viktima në ditë për një periudhë prej më shumë se 10 ditësh, duke shënuar rekord më 8 prill me 321 viktima.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka thyer një tjetër rekord duke regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, me 7.143 të raportuara në 24 orë.

Po ashtu, 71 persona humbën jetën, shifra më e lartë që nga 1 korriku.

 

Lexoni gjithashtu

Situata nga COVID-19, OBSH: Shpresë për testet e shpejta

Shkencëtarët spanjollë krijojnë testin që zbulon COVID-19 në 30 minuta

Grafika: 10 vendet më të prekura nga COVID-19 në botë deri më tani

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026