Biznesi në shtatë muaj pandemi, kreu i Dhomës së Tregtisë: Nëse ne nuk kemi politika të qarta nuk besoj që ekonomia shqiptare ka për ta marrë veten

30 Shtator 2020 | 10:35

Në një intervistë për Euronews Albania Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë foli rreth situatës që po kalon sipërmarrja private në periudhën e pandemisë.

Sa i takon deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme,  për heqjen e tatim fitimit por dhe çlirimin nga inspektimet, Jaka e ka konsideruar këtë si një frymëmarrje për targetin e caktuar të sipërmarrësve dhe padyshim e ka cilësuar si të mirëpritur.

Ai u shpreh se jo vetëm Dhoma e Tregtisë por gjithë sipërmarrja si rrallë herë e bashkuar ka paraqitur pranë qeverisë por edhe pranë formacioneve politike se kush janë kërkesat e sipërmarrjes dhe se ku duhet të ndërhyhet në mënyrë që gjithë kjo fazë pandemie të kalohet me sukses.

Nikolin Jaka tha se presin të kenë një tryezë dialogu dhe komunikimi pasi qeveria të ketë shqyrtuar gjithë dëmet që i janë shkaktuar sipërmarrjeve prej pandemisë në mënyrë që të kenë platformën e duhur për daljen nga situata.

“Ne nuk jemi të fokusuar që të etiketojmë paketa, mjafton që në tryezën e dialogut ne të hartojmë një platformë për daljen nga situata ku aktualisht ndodhet sipërmarrja private”,- tha ai në fjalën e tij.

Pyetur nëse politika shqiptare ka ndjekur politikat e duhura kreu i Dhomës së Tregtisë  mbajti një qëndrim negativ.

“Më fal por ka 30 vite që politika shqiptare nuk ka ndjekur asnjëherë politikat e duhura për prodhuesit shqiptar”,- theksoi ai duke sjellë në vëmendje se janë plot 30 vjet që nuk shohin një platformë të qartë se si duhet stimuluar prodhuesi shqiptar.

Sipas tij reagimi i qeverisë dhe krijimi i një platforme duhet të jetë i shpejtë sepse sipas statistikave rezulton që Shqipëria do të ketë një deficit të rritjes ekonomike me 7-8%.

Jaka solli në vëmendje se qeveria nuk duhet të jetë në konkurrencë me vendet e rajonit por duhet të krijojë një platformë që të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te sipërmarrja private.

Së fundmi pyetur se çfarë qëndrimi mbajnë lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike, nëse janë thjesht premtime apo metoda efikase për të përballuar situatën Nikolin Jaka tha se pavarësisht vlerësimit që kanë për secilin propozim e vetmja mënyrë e sigurt për  tejkalimin e vështirësisë është përmes dialogut.

 “Vetëm kështu jam i bindur që mund të arrihet edhe ajo çfarë duhet për të dyja palët sepse pa një ekonomi të fortë jam i sigurt që nuk mund të kemi një qeverisje të qëndrueshme dhe të shëndetshme”,-përfundoi Jaka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026