Ekonomia në Evropë gjatë pandemisë

30 Shtator 2020 | 14:36

Shtimi i rasteve të reja me COVID-19, rreziku i një vale të dytë dhe shtrëngimi i  masave të mbrojtjes kundër pandemisë, kanë ushtruar një presion dhe rënie të ekonomisë, kryesisht në vendet evropiane. Si pasojë Kombet e Bashkuara kanë bërë kërkesë për investim financiar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) me qëllim rimëkëmbjen ekonomike.

“Kriza ka rrëmbyer jetët e njerëzve dhe mënyrën e jetesës, si dhe ka sjellë një dëm të paparë për ekonomitë, në veçanti për vendet dhe komunitetet më pak të afta për ta përballuar. Kjo është ekzaktësisht kriza për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar është krijuar, pra për të rimëkëmbur ekonominë,” tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB.

Britania është një prej vendeve ku punonjësit kanë dalë në protesta si pasojë e mbylljes së qindra bizneseve dhe rënies ekonomike.   

“Zhgënjimi është se ne jemi një industri që zakonisht organizojmë evente për njerëzit e tjerë, si për shembull evente bamirësie. Ndërkohë tani ne jemi këtu duke kërkuar për mbështetje dhe investime”, tha Steve Ëarren, pronar i një kompanie.

“Kur ne të rikthehemi me muzikë dhe evente të transmetuara drejtpërdrejt, unë nuk e di se si do të jetë situata. Unë do doja që njerëzit dhe bizneset të mbështeteshin, në mënyrë që të ketë një të ardhme”, tha Luke Avery, projektues ndriçimi.

Ndërkohë edhe Spanja e prekur rendë nga pandemia po raporton se mijëra mjekë janë duke luftuar COVID-19 në mungesë të kushteve të punës. Frika e një vale të dytë po përcjell edhe një pasiguri në investimet ekonomike.

“Ishte gjatë pandemisë, kur ne pamë sa të domosdoshëm ishim. Ne mbuluam vende për të cilat nuk ishim trajnuar të vepronim, ndonjëherë krejt vetëm, duke marrë vendime jashtë kapaciteteve tona. Nuk e di nëse po marrim mbështetje të mjaftueshme tani”, deklaroi Isa Zhang, një mjeke spanjolle.

Gjithashtu edhe në Francë kanë shpërthyer protesta, si pasojë e vendosjes së masave të tjera shtrënguese anti-COVID, të cilat urdhërojnë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve. Pronarët dhe klientët komunikojnë se këto kufizime mund të mbyllin bizneset dhe të përkeqësojnë ekonominë.    

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026