Lëvizja e paqëndrueshme e euros ndaj dollarit pas vendimit të ECB-së
Euro u hodh për një kohë të shkurtër në nivelin më të lartë në gjashtë muaj kundrejt dollarit sot pasi Banka Qendrore Evropiane (ECB) njoftoi rritje të mëtejshme të normave bazë të interesit për të zbutur inflacionin, por më vonë u tërhoq paksa.
ECB rriti sot normat e interesit me 50 pikë bazë, rritja e katërt radhazi, ndonëse më pak se në dy mbledhjet e mëparshme dhe tha se do të vazhdojë të rrisë normat si pjesë e luftës kundër inflacionit të lartë.
Euro fillimisht iu përgjigj njoftimit të ECB-së duke u rritur në 1,0737 dollarë, niveli më i lartë që nga 9 qershori, por më vonë ra në 1,0642 dollarë, duke rënë 0,38 për qind në ditë.
Indeksi i dollarit ndaj një shporte prej gjashtë monedhash kryesore u forcua me 0.70 për qind krahasuar me të mërkurën, në 104.37 pikë.
Funta britanike ra kundrejt monedhës amerikane pasi Banka e Anglisë ngriti normën bazë të interesit nga 3.0 në 3.5 për qind dhe sinjalizoi se rritje të mëtejshme ishin shumë të mundshme. Sipas të dhënave të fundit, funta u ul me 1.49 për qind në 1.2243 dollarë.
Krona norvegjeze gjithashtu u dobësua pasi banka qendrore e vendit ngriti sot normën e saj bazë me 25 pikë bazë në nivelin më të lartë të 13 viteve prej 2.75 për qind dhe njoftoi se kishte “më shumë gjasa” ta rriste atë më tej në tremujorin e parë të 2023 ndërsa inflacioni mbetet shumë mbi objektivat. Dollari u forcua me 1.07 për qind kundrejt monedhës norvegjeze në 9.8570 krona.
Tendenca rënëse nuk e anashkaloi edhe frangun zviceran, i cili rrëshqiti në 1.08 dollarë, pas deklaratës së presidentit të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB), Thomas Jordan, se është shumë herët për të shpallur “fundin” e periudhës së inflacionit të lartë.
Sot, për të tretën herë radhazi, SNB rriti normën bazë të interesit me 50 pikë bazë në 1 për qind dhe la të kuptohet për rritje të mundshme të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta