Fokusi i samitit të BE, nga tensionet në Mesdhe tek qajsa ndaj Kinës

30 Shtator 2020 | 19:43

Nga tensionet në lindje të Mesdheut tek protestat në Bjellorusi dhe marrëdhëniet e tensionuara me Kinën.

Janë këto temat që liderët e BE-së do të diskutojnë në samitin e tyre, i shtyrë disa herë për shkak të sfidave në politikën e jashtme.

Në krye të axhendës janë marrëdhëniet me presidentin Erdogan. Greqia dhe Qipro janë në një përballje me Turqinë për kërkimet për gaz dhe kufijtë në Mesdhe, përplasje që ka rrezikuar të kthehet në konflikt.

Por deri tani BE nuk ka arritur të bjerë dakord për sanksionet.

“Kjo është një politikë qetësimi, por që çon në rritjen e mëtejshme të politikës ekspansioniste të Turqisë. Ne kemi mjete për të vepruar dhe një prej tyre janë sanksionet ekonomike, që mund të vendosen përmes unionit doganor”, deklaron Costas Mavrides, eurodeputet qipriot.

Sanksione nuk ka pasur as për liderët bjellorusë, pavarësisht protestave dhe refuzimit për të njohur zgjedhjet e manipuluara.

“Mendoj se kemi arritur pikën kulmore. Është momenti i duhur për të rënë dakord. Nëse liderët tanë dështojnë, atëherë do të jetë një katastrofë. Si mund ta quajë BE-ja veten një lojtar global nëse nuk është në gjendje të zgjidhë çështjet e thjeshta tek fqinjët e tij? Mendoj se në lojë është besueshmëria e Unionit”, thotë eurodeputeti tjetër Petras Auštrevičius.

Përveç Evropës, politikat e serta të brendshme e të jashtme të Kinës kanë detyruar BE-në të ndryshojë takt në marrëdhëniet me Pekinin. Ligjvënësit duan të shohin më shumë zëra kritikë për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe të ruajnë bashkëpunimin ekonomik.

“Politika e brendshme e Kinës po bëhet më totalitare dhe politika e saj kundrejt botës po bëhet më agresive. Në këto kushte është normale të ndryshosh qasjen tënde dhe qasja e re e institucioneve të Bashkimit Evropian është një qëndrim më i ashpër dhe t’i themi Kinës se ne mund të fitojmë përballë retorikës së saj”, nënvizon Reinhard Bütikofer, kryetar i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Kinën.

2020-a ka qenë një vit si asnjë tjetër, me COVID-19 që ende ndikon tek jetët e njerëzve. Por edhe këtë vit, liderët e BE-së duhet të shohin përtej kufijve. Sidoqoftë, sikurse ka rezultuar gjithmonë, arritja dhe vënia në punë e një marrëveshjeje nuk është aspak e lehtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026