Ekonomia u tkurr me 10.2%, karantina goditi rëndë tregtinë, turizmin dhe konsumin
Efekti i pandemisë, në kulmin e saj, gjatë tremujorit të dytë të vitit, e tkurri ekonominë me 10.2%. Mbyllja e aktivitetit tregtar dhe humbja e afro 60 mijë vendeve të punës ishin faktorët që i dhanë goditjen e fortë Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas INSTAT, tregtia, transporti, turizmi dhe aktivitetet profesionale ishin sektorët e prekur më rëndë, ndërsa bujqësia dhe tregu i pasurive të paluajtshme performuan me shifra pozitive.
Nga prilli në qershor konsumi final ra me 7,57%, ndikuar nga pasiguritë e individëve për të bërë shpenzime, edhe pse qeveria miratoi dy paketa për mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve. Projeksionet ekonomike për këtë vit duken të jenë pesimiste, pasi në raportin e përditësuar për Shqipërinë, FMN parashikon tkurrje me 7.5 për qind.
Në datën 9 mars Shqipëria shënoi rastet e para me Covid-19, dhe si përgjigje të parë qeveria anuloi të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe evente të mëdha publike. Të gjitha baret, restorantet dhe klubet e natës u mbyllën, sikurse edhe palestrat, parqet e deri te kufijtë tokësore. Masat drastike dhe hedhja në qarkullim e 45 mld lekëve si mbështetje sociale nuk arritën të reflektonin me shifra pozitive.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta