Kamioni përplaset me skuterin, vdesin dy 18-vjeçarë

18 Dhjetor 2022 | 09:50

Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor të  regjistruar në Romë

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima të aksidentit automobilistik kanë mbetur Riccardo Marchese dhe Dennis Di Tuccio.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në unazën Ostiense, në zemër të rrethit Garbatella, ku dy të rinjtë të cilët ndodheshin në një skuter, janë përplasur me një kamion.

Denisi vdiq në vend, ndërsa Riccardo, humbi jetën pak pasi u transportua në gjendje shumë të rëndë për në spitalin Tor Vergata.

Në spital është dërguar edhe drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026