Sulm me bombë në Irak, 7 policë të vrarë
Të paktën shtatë policë janë vrarë në një sulm me bombë dhe me armë në Irakun verior.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se sulmi ndodhi pranë qytetit të pasur me naftë të Kirkukut, rreth 293 km (182 milje) nga kryeqyteti Bagdad të dielën.
Asnjë grup nuk ka thënë se qëndron pas vrasjeve, por zyrtarët fajësuan grupin Shteti Islamik.
Sulmi i së dielës filloi kur një shpërthim me bombë kishte në shënjestër një kamion që transportonte policinë pranë fshatit Chalal al-Matar, thanë zyrtarët për AFP.
Shpërthimi u pasua nga “një sulm i drejtpërdrejtë me armë të vogla”, shkruan CNN.
“Një sulmues është vrarë dhe ne po kërkojmë të tjerët”, shtoi zyrtari, duke thënë se në sulm u plagosën edhe dy policë.
Një zyrtar nga ministria e Brendshme në Bagdad konfirmoi sulmin.
IS dikur zotëronte 88,000 km katrorë (34,000 milje katrorë) territor që shtrihej nga Iraku lindor në Sirinë perëndimore dhe imponoi sundimin e tij brutal mbi pothuajse tetë milionë njerëz.
Por forcat irakiane shpallën fitoren ndaj grupit islamik në dhjetor 2017, pasi trupat e tij përzunë militantët e IS nga zona kufitare siriane ku kishin qenë bastionet e fundit të islamistëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta