Vijon vala e bombardimeve, 5 viktima në 24 orët e fundit në Ukrainë

18 Dhjetor 2022 | 12:16

Sulmet e reja ruse në Ukrainë vranë të paktën 5 persona ditën e shtunë, teksa autoritetet po përpiqeshin të rikthenin sa më parë energjinë elektrike.

Shumica e viktimave u regjistruan në rajonin qendror DNIPRO-PETROVSK, me 4 të vdekur dhe 15 të plagosur. Ndërsa viktima tjetër u regjistrua në Kherson.

Pala ruse konfirmoi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, ndërsa presidenti Zelensky deklaroi se po punohet për riparimin e dëmeve.

“Të dashur ukrainas, ju uroj shëndet. Gjëja më e çmuar sot është energjia. Gjatë ditës ishte e mundur të rikthenim elektricitetin për 6 milionë ukrainas. Puna për riparimin e dëmeve vazhdon pa ndërprerje që prej sulmeve terroriste të së premtes”- është shprehur Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Në qytetin Kriviv Rih, një vajzë e vogël u shpëtua nga rrënojat e një pallati të shkatërruar nga bombardimet.

Ndërsa në vijën e frontit, luftimet vazhduan me trupat ukrainase që qëlluan me artileri të rëndë ndaj atyre ruse.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026