Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin në afërsi të Kirkukut 

18 Dhjetor 2022 | 18:44

Organizata terroriste Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e të paktën nëntë policëve federalë irakianë në sulmin e sotëm me bombë në kolonën e tyre pranë Kirkukut, njoftoi grupi ekstremist në kanalin e tij Telegram.

Siç tha një nga dy burimet nga shërbimi i sigurisë irakiane për Reuters, shpërthimi ka ndodhur në afërsi të fshatit Safra, i cili ndodhet rreth 30 kilometra në jugperëndim të Kirkukut dhe dy policë të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

Kryeministri i Irakut Muhammad Shia al-Sudani urdhëroi një kërkim për terroristët pas sulmit.

Iraku shpalli fitoren ndaj Shtetit Islamik, i cili mbante pjesë të mëdha të vendit, në dhjetor 2017, kujton Reuters.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026