Turqia mbështet Azerbajxhanin, tensionet vazhdojnë: Armenia tërhiqet nga Nagorno-Karabahkh

1 Tetor 2020 | 16:21

Tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka nënvizuar për të disatën herë se mbështet forcat azere, duke bërë thirrje Armenisë që të tërhiqet nga territoret e NagornoKarabakh.

“Rruga drejt një paqeje të qëndrueshme do të vijë nëse Armenët do të tërhiqen nga çdo centimetër i tokave azere që kanë zaptuar. Përpjekjet e vazhdueshme për të përgojuar Turqinë nuk do ta shpëtojnë qeverinë e Armenisë,” – është shprehur Erdogan.

Gjithashtu me ndërhyrjen e tre shteteve pjesë të Grupit të Minskut e krijuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OBSE) është bërë edhe më e dukshme tensioni mes vendeve.

“Duke marrë parasysh se tre vendet e Grupit të Minskut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Franca e kanë neglizhuar këtë problem për afro 30 vjet është e papranueshme që ata janë përfshirë në një kërkesë për armëpushim përballë këtyre zhvillimeve negative që kanë dalë në pah këto ditë. Por nëse diçka kërkohet, atëherë pushtuesit duhet të largohen nga këto terrene në mënyrë që të arrihet një zgjidhje,” – ka shtuar më tej presidenti turk.

Ndërkohë që tre vendet e Minskut bëjnë thirrje për armëpushim, Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën me artileri të rënda duke e bërë situatën më të tensionuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026