Sunak: Duhet të dobësohet aftësia e Rusisë për t’u rigrupuar
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se Perëndimi duhet të punojë për të dobësuar “aftësinë e Rusisë për t’u rigrupuar”, teksa Moska po vazhdon luftën e agresionit kundër Ukrainës.
Sunak i bëri këto komente gjatë një samiti të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës, të mbajtur në Riga. Kjo forcë, që udhëhiqet nga Britania, përbëhet nga dhjetë shtete të Evropës Veriore dhe ka për synim të reagojë më shpejt në rast të ndonjë kërcënimi, sikurse kërcënimi që tashmë paraqet Rusia, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli përmes video-lidhjes. Ai tha se Rusia po përdor dronë Shahed, të prodhimit iranian, për të sulmuar shtetin e tij, duke theksuar se 34 dronë të tillë janë përdorur në sulmet e fundit që kanë ndodhur gjatë natës.
“Këta dronë Shahed janë të kontigjentit të ri që Rusia ka marrë nga Irani, 250 njësi, kaq shumë dronë tashmë ka marrë shteti terrorist. Raketat ruse dhe dronët iranianë po përdoren vazhdimisht për të kryer sulme”, tha Zelensky.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta