Përdoruesit e Twitter votojnë në favor të dorëheqjes së Elon Musk
Përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platformës pasi miliarderi bëri një sondazh për të ardhmen e tij.
Një total prej 57.5% votuan “po” pasi Musk pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse ai duhet të tërhiqej.
Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë tha para mbylljes së sondazhit se ai do t’i përmbahej rezultatit.
Manjati i teknologjisë, i cili gjithashtu drejton Tesla dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja në dorë e faqes.
Edhe nëse ai do të jepte dorëheqjen si shef ekzekutiv, ai do të mbetej si pronar i Twitter.
Më shumë se 17.5 milionë përdorues votuan në sondazhin e tij të hënën, me 42.5% që votuan kundër largimit të Musk.
Në të kaluarën, Musk i është bindur sondazheve në Twitter. Atij i pëlqen të citojë frazën “vox populi, vox dei”, një frazë latine që përafërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta