Fati i Julian Assange, gjyqtarja britanike: Vendimi për ekstradimin në janar
Një gjyqtare britanike deklaroi të enjten se do të vendosë vitin e ardhshëm nëse themeluesi i Wikileaks, Julian Assange do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet amerikane e akuzojnë 49-vjeçarin me origjinë australiane për komplot me qëllim hakerimin e kompjuterëve qeveritarë dhe shkelje të ligjit të spiunazhit në lidhje me publikimin e kabllogrameve konfidenciale përmes faqes Wikileaks në periudhën 2010-2011.
Gjyqtarja Vanessa Baraitser deklaroi në gjykatën e distriktit Old Bailey të Londrës në përfundim të dëgjimit të dëshmitarëve se do ta japë verdiktin më 4 janar.
Avokatët e Assange argumentojnë se akuzat janë të motivuara politikisht, se shëndeti i tij mendor është në rrezik, se kushtet në burgjet amerikane shkelin ligjet britanike për të drejtat e njeriut dhe se ai dhe përfaqësuesit e tij ligjore ishin përgjuar gjatë qëndrimit në ambasadën ekuadoriane në Londër.
Ndërkohë, ekipi ligjor që përfaqëson Shtetet e Bashkuara ka kundërshtuar pretendimet në fjalë dhe ka deklaruar se ato janë argumente që duhet të trajtohen në gjyq dhe jo për të ndaluar ekstradimin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta