Votuesit me ngjyrë në SHBA, të frustruar nga deklaratat e Trump
Votuesit afro-amerikanë e konsiderojnë të gabuar faktin që Presidenti Donald Trump nuk kritikoi grupet ekstremiste të “supremacistëve të bardhë” dhe rolin e tyre në dhunën që u përhap në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përkundrazi, gjatë debatit presidencial të së martës. Presidenti Trump ia atribuoi çdo episod dhune grupeve të majtë, teksa iu drejtua ekstremistëve të djathtë me fjalinë “qëndroni pas dhe në gatishmëri”.
“Dëshiron t’i përmend, më jep një emër, si dëshiron ti quaj? “Djemtë krenarë”, qëndroni pas dhe qëndroni në gatishmëri. Por më duhet të them që çdo gjë që shoh vjen nga grupet e majtë, jo nga ata të djathtë. Dikush duhet të bëjë diçka për organizatat e majta si “Antifa””, u shpreh Trump.
“Po bëhet e lodhshme, kur do të vijë dita që të kemi paqe dhe dikë që të tregojë qetësi dhe të induktojë harmoni në komunitet, dhe të ndalë tensionet. Kjo situatë po del jashtë kontrolli, por fakti që jemi këtu na jep komfort, na bën të besojmë që kjo paqe mund të arrihet ende. Për sa kohë vazhdojmë të mbajmë “gazin shtypur” dhe nuk heqim dorë nga kërkesat për drejtësi dhe barazi”, thotë Gwendolyn Deshields, votues nga Delaware.
“Racizmi dhe supremacistët e bardhë dhe të tjerë si to. Ai nuk mbajti një qëndrim të qartë mbi atë që ai beson se është e drejtë. Dhe mendoj se kjo është e gabuar. Mendoj se liderët tonë duhet të bëjnë të qartë qëndrimet e tyre. Duhet të dimë se çfarë mendojnë mbi çështje që kanë rëndësi për ne. Nëse do të na drejtosh si shtet, ne duhet ta dimë kë po votojmë, dhe deri më tani, ai na ka dhënë shembullin e dikujt që askush nuk do të ndjekë”, Cory Deshields, votuese.
Joe Biden deklaroi se vendosi të kandidonte për President, pasi Trump u shpreh se në protestat e supremacistëve të bardhë në Virxhinia, ku një person mbeti i vrarë, kishte njerëz të mirë nga të dy anët.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq