Bisedime jo të lehta në Samitin e BE: A do të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë e Turqisë?
Nuk duken aspak të lehta bisedimet në Samitin e Bashkimit Evropian e po ashtu as vetoja e Qipros për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se KE duhet të jetë konkret, në mënyrë që “nesër procedura e shkruar të implementojë sanksione mbi Bjellorusinë”.
Por presidenti Lukashenko mbetet jashtë listës së 40 personave të cilët do jenë pjesë e sanksioneve, përfshirë edhe ndalimin e udhëtimit. Sipas BE-së, ata kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Nga ana tjetër, Qipro ka bllokuar ndërmarrjen e sanksioneve deri kur anëtarët e unionit të vendosin masa më të forta kundër Turqisë për kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor.
“Është koha që Turqia të tregojë se dëshiron të ketë një rrugë konstrukteve me ne dhe kjo është oferta jonë. Por ne jemi edhe shumë të qartë se në të kundërt kemi në dispozicion të gjitha mjetet e duhura”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Udhëheqësit duhet të diskutonin për tre drafte përpara se të vinin në këtë marrëveshje; shumë prej tyre këshillojnë BE-në se duhet të kalojë në një sistem të votimit të shumicës për çështjet e politikës së jashtme.
Një natë e gjatë diskutimesh, por të paktën në ditën e dytë e të fundit të samitit ata do të mund të bëjnë me dije marrëveshjet e arritura.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta