Banka e Anglisë zbulon një dizajn të ri kartëmonedhash me mbretin Charles III 

20 Dhjetor 2022 | 15:25

Banka e Anglisë ka zbuluar dizajnin e kartëmonedhave të reja me imazhin e mbretit Charles III dhe ka njoftuar se ato do të hidhen në qarkullim nga mesi i vitit 2024.

Sipas faqes zyrtare të bankës, portreti i mbretit do të shfaqet në prerjet 5, 10, 20 dhe 50 paund.

Imazhi i mbretit do të printohet në pjesën e përparme, si dhe në një vulë sigurie transparente në kartëmonedha, e cila do të printohet në letër plastike polimer.

Në qarkullim do të vazhdojnë të jenë edhe kartëmonedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeth II. Kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar ato që janë konsumuar, sipas faqes së internetit të Bankës së Anglisë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026