Zelensky pas uljes në Uashington: Erdha për të falënderuar popullin amerikan
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti sonte në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se erdhi në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin amerikan Joseph Biden dhe Kongresin për “mbështetjen e tyre shumë të nevojshme”.
“Sot jam në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme. Dhe për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë që të afrojmë fitoren tonë”, tha Zelenski në një postim në rrjetin social Facebook.
“Unë do të zhvilloj një sërë negociatash për të forcuar qëndrueshmërinë dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës. Në veçanti, ne do të diskutojmë bashkëpunimin dypalësh midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin e SHBA Joseph Biden,” tha ai.
“Vitin e ardhshëm, ne duhet t’i kthejmë flamurin dhe lirinë ukrainase të gjithë vendit tonë, mbarë popullit tonë,” tha ai.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta