Lideri i ekstremit të djathtë Matteo Salvini në gjyq për akuzën e ndalimit të emigrantëve
Kreu i ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini paraqitet sot në gjykatë me akuzën e ndalimit të paligjshëm të emigrantëve në det, në një gjyq që potencialisht mund të jetë fillimi i fundit të karrierës së tij politike.
Prokurorët në qytetin Sicilian të Catania akuzojnë Salvini për abuzim me kompetencat e tij si ministër i Brendshëm për të bllokuar 116 emigrantë nga zbarkimi nga anija e rojes bregdetare italiane Gregoretti vitin e kaluar, nën moton e politikës së tij të ashtuquajtur “porte të mbyllura”
Nëse udhëheqësi i opozitës dhe kreu i partisë anti-emigrantë Liga dënohet për më shumë se dy vjet, ai gjithashtu mund të ndalohet të mbajë funksione publike për gjashtë vjet, duke e parandaluar atë të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në 2023.
Kreu i Legës njihet për qëndrimin e tij kundër emigrantëve, por ai është mbrojtur duke thënë se “bëri thjesht punën e tij, në interes të së mirës së përbashkët”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta