Talibanët shpërndajnë me dhunë protestën kundër ndalimit të shkollimit të grave
Forcat e sigurisë të talibanët përdorën forcë dhe arrestuan disa persona, teksa shpërndan protestën e grave afgane, të organizuar kundër ndalesës që ato të studiojnë në universitete.
Talibanët njoftuan për ndalesën që gratë të ndjekin shkollimin në universitete më 20 dhjetor, përmes një letre që Ministria e Arsimit iu dërgoi institucioneve të arsimit të lartë. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara, raporton REL.
Një grup prej afër 50 grash të veshura me hixhabë dhe disa duke mbajtur maska, u mblodhën në kryeqytetin afgan, Kabul, më 22 dhjetor për të protestuar paqësisht kundër vendimit. Ato brohoritën slogane kundër ndalesës, por u sulmuan dhe protesta u shpërnda nga forcat e sigurisë së talibanëve, thanë për Radion Evropa e Lirë pjesëmarrëset dhe dëshmitarët.
Pjesëmarrëset në protestë kishin planifikuar që të mblidheshin jashtë ndërtesës së Universitetit të Kabulit, që është institucioni më i madh dhe më prestigjioz i edukimit në Afganistan. Por, ato ndryshuan vendin e protestës, pasi një numër i madh i forcave të sigurisë u dislokuan para këtij universiteti.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta