Nagar-Karabak: Vijojnë luftimet intensive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e kontestuar

4 Tetor 2020 | 06:30

Mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijojnë luftimet intensive me artileri të rëndë pas konfliktit të tyre rreth territorit të kontestuar të Nago-Karabakut.

Presidenti i Azerbajxhanit tha të shtunën vonë se ushtria e vendit të tij “ngriti flamurin” në fshatin Madagiz.

Luftimet që filluan më 27 shtator janë nga më të këqijat në konfliktit historik për rajonin Nago-Karabakun dhe që nga fundi i luftë në vitin 1994 që la rajonin në Azerbajxhan nën kontrollin e forcave etnike armene.

Zëdhënësi i Ministrisë Armene të Mbrojtjes, Shushan Stepanian tha se luftimet intensive “po zhvilloheshin përgjatë gjithë vijës së frontit” të shtunën dhe se forcat armene kishin rrëzuar tre aeroplanë.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit mohoi të ishte rrëzuar ndonjë aeroplan i tyre.

Zyrtarët e Nago-Karabakut kanë thënë se më shumë se 150 ushtarakë në krah të tyre janë vrarë deri më tani. Autoritetet azere nuk kanë dhënë detaje për viktimat e tyre ushtarake, por thanë se 19 civilë u vranë dhe 55 të tjerë u plagosën

Vahram Poghosyan, një zëdhënës i presidentit të Nago-Karabak, tha të shtunën në Facebook se të dhënat e inteligjencës tregojnë se rreth 3 000 azerbajxhanas kanë vdekur në luftime, por nuk dha detaje.

Nagar-Karabah ishte një rajon i caktuar autonom brenda Azerbajxhanit gjatë epokës sovjetike. Ai pretendoi pavarësinë nga Azerbajxhani në 1991, rreth tre muaj para shembjes së Bashkimit Sovjetik. Një luftë e madhe shpërtheu në 1992 dhe vrau rreth 30.000 njerëz.

Në kohën kur lufta përfundoi në 1994, forcat armene jo vetëm që mbajtën vetë Nago-Karabakun, por edhe zona të konsiderueshme jashtë kufijve zyrtarë të territorit, duke përfshirë Madagiz, fshatin që Azerbajxhani pretendonte të kishte marrë të shtunën.

Disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për tërheqje nga ato zona, të cilat forcat armene nuk i kanë përfillur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026