Danimarkë, policia arreston mbi 20 persona të dyshuar për një komplot terrorist

11 Dhjetor 2019 | 20:26

Policia në Danimarkë ka arrestuar 20 persona, të cilët dyshoheshin se ishin duke përgatitur një sulm terrorist.

Policia ka bërë të ditur se ka kryer disa bastisje në gjithë vendin gjatë së mërkurës dhe se ka arrestuar disa të dyshuar pasi kishin blerë eksplozivë dhe armë zjarri.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shërbimet e Inteligjencës daneze, kanë thënë se ka pasur dyshime se disa persona kanë qenë të përfshirë në komplotin për një sulm terrorist.

“Sipas nesh, ata persona janë të shtyrë nga militantë me motive islamike,” tha shefi Operacionales së Shërbimeve Inteligjente Flemming Drejer.

“Është e rëndësishme të theksojmë se kemi arrestuar personat që ishim duke kërkuar dhe situata është tashmë nën kontroll” ka thënë Drejtori i Policisë Jorgen Bergen Skov.

Danimarka nuk ka rënë pre e asnjë sulmi militant që nga viti 2015, kur 2 persona humbën jetën dhe 6 oficerë policie mbetën të plagosur.

Në atë incident, agresori qëlloi për vdekje një person që ndodhej jashtë një qendre kulture dhe po debatonte për lirinë e fjalës, dhe më pas vrau dhe një person jashtë një sinagoge në qendër të Kopenhagënit. Personi i armatosur u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Këtë viti, qeveria daneze vendosi të rrisë përkohësisht kontrollet në pikat kufitare me Suedinë pas sulmit me bombë në agjencinë daneze të taksave në Kopenhagen, në të cilën u arrestuan 3 suedezë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026