Trump surprizon mbështetësit, presidenti largohet për pak minuta nga spitali
Presidenti i SHBA Donald Trump vijon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.
Por ndonëse i prekur nga COVID-19 kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi të surprizojë mbështetësit e tij, të cilët qëndrojnë jashtë ambienteve të spitalit.
Këtë herë duke mbajtur maskë Donald Trump u largua nga mjediset e spitali dhe përmes një automjeti të blinduar doli të përshëndesë mbështetësit e tij të cilët mbanin pankarta dhe flamuj në duar si dhe brohorisnin “SHBA, SHBA!”
Por përpara se 74-vjeçari të dilte përkohësisht nga spitali, përmes një video të postuar në Twitter ai falenderoi stafin mjekësor duke shtuar se ka mësuar shumë rreth COVID-19. Ai po ashtu paralajmëroi se do t’i bënte një surprizë mbështetësve të tij.
“Ne jemi duke marrë raporte të shkëlqyera nga mjekët, ky është një spital i mrekullueshëm. Puna që ata bëjnë është krejtësisht e mahnitshme. Dhe unë dua t’i falënderoj të gjithë, infermierët, mjekët. Mendoj se do të bëjmë një surprizë të vogël për disa nga bashkëkombësit e mëdhenj që kanë dalë në rrugë. Shoh entuziazëm dhe kemi entuziazëm, siç ndoshta askush nuk ka pasur kurrë, njerëzit që e duan punën që po bëjmë. Kështu që ka qenë një udhëtim shumë interesant mësova shumë për COVID. Kjo është shkolla e vërtetë”, është shprehur presidenti amerikan.
Sa i përket situatës shëndetësore të Presidentit, ekipi mjekësor i cili po kujdeset për të që prej ditës së premte shprehet se Trump po bën përparim të qëndrueshëm.
Por nga ana tjetër mjekët e tij kanë zbuluar se e kanë trajtuar kreun e Shtëpisë së Bardhë me steroide që zakonisht rekomandohet vetëm për të sëmurët në gjendje më të rënduar.
Ka ende shumë të paqarta lidhur me mënyrën sesi po trajtohet Presidenti i SHBA-së ndërsa mjekët nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që 74-vjeçari mund të largohet nga spitali në orët në vijim dhe të vijojë trajtimin në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Lexoni gjithashtu:
Trump video-mesazh nga spitali: Ditët në vijim testi i vërtetë, do të kthehem së shpejti
Gjendja e Presidentit të SHBA, doktori i Trump u jep fund spekulimeve
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta