Ish-presidenti i Maldiveve dënohet me 11 vite burg dhe 5 milionë dollarë gjobë
Një gjykatë penale në Maldive ka dënuar ish-presidentin e vendit Abdulla Yameen me 11 vjet burg pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe pastrim parash, raporton Reuters.
Ish-presidenti do të duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej pesë milionë dollarësh. Yamin, i cili humbi pushtetin në vitin 2018, mohoi çdo faj.
Tre vite më parë ai u dënua me pesë vjet burg dhe pesë milionë dollarë gjobë për përvetësim të fondeve shtetërore në shumën e një milion dollarëve.
Yamin u transferua në arrest shtëpiak në vitin 2020, por u lirua disa muaj më vonë.
Që nga lirimi i tij, Yameen, gjysmëvëllai i ish-diktatorit Maumoon Abdul Gayoom, është rikthyer në politikën aktive me një fushatë kundër ndikimit indian në Maldive, gjë që ka ngritur shqetësime në Nju Delhi, shtoi agjencia britanike e lajmeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta