Qeveria shtyn me një muaj afatet e tenderit për koncesionin e rrugës Milot-Fier
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shtyu me një muaj afatet e tenderit për koncesionin e rrugës Milot-Fier me arsyen se pandemia e COVID-19 u ka vështirësuar kompanive “përgatitjen dhe dorëzimin e të gjithë dokumenteve të kërkuara”.
Tenderi për dhënien me koncesion të projektimit, ndërtimit dhe menaxhimit për 35 vite të rreth 115 kilometra rrugë nga Miloti në Fier u hap më 9 korrik dhe kishte si afat përfundimtar datën 28 shtator.
Me një “shtojcë” në procedurë, ministria e ka shtyrë afatin e dorëzimit dhe hapjes së ofertave për më 28 tetor.
“[…] duke vlerësuar situatën tepër të vështirë nga gjendja epidemiologjike, gjë e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e subjekteve tregtare dhe më gjerë, si dhe nisur nga kërkesa e operatorëve të ndryshëm për vështirësitë e hasura në përgatitjen si dhe dorëzimin e dokumenteve të kërkuara, dhe si rrjedhim me kërkesën për më tepër kohë në hartimin dhe plotësimin e tyre, vlerësohet nevoja e shtyrjes së afatit…” – thuhet në shtojcën e ministrisë (lexo këtu dokumentin e plotë).
Qeveria e prezantoi koncesionin e rrugës Milot-Fier si projekt kryesor, pjesë të të ashtuquajturit “Korridori Adriatiko-Jonian”, i cili do të nxisë më tepër lëvizjet tregtare dhe turistike. Punimet thuhej se do të nisnin brenda vitit të ardhshëm dhe përfundimi i plotë i segmenteve do të mbyllej brenda 5 vitesh.
Segmentet e rrugës Milot-Fier janë:
- Milot – Thumanë, 13.5 kilometra
- Thumanë – Kashar, 20 kilometra
- Kashar – Pezë Helmes, 9 kilometra
- Pezë Helmes – Luz i Vogël, 24 kilometra
- Luz i Vogël – Lekaj – Rrogozhinë, 8 kilometra
- Rrogozhinë – Bypass i Fierit, 38 kilometra
Koncesioni është parashikuar të jetë për 35 vite. Ai parashikohet të ketë kosto prej rreth 1.2 miliardë euro me nënkalimi dhe mbikalime, gardhe sigurie, rrugë hyrje-daljeje, zona parkimi dhe monitorimi. Shpejtësia e lejuar parashikohet të jetë nga 90 deri në 130 kilometra në orë.
Operimi i rrugës nga koncesionari do të jetë me pagesë rreth 7.5 euro. Kjo dhe kostoja e lartë prej 1.2 miliardë eurosh nxiti opozitën të akuzonte qeverinë për aferë korruptive dhe abuzim me paratë publike në kurriz të qytetarëve.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku hodhi poshtë pretendimet duke këmbëngulur se koncesionari do të ndërtojë edhe rrugë dytësore, qasja në të cilat do të jetë pa pagesë.
Lexoni gjithashtu:
PD akuza për korrupsion qeverisë: Rruga Milot-Fier koncesion fantazmë, tenderi 5 ditë pa u shpallur
Rruga Milot-Fier, Balluku hedh poshtë pretendimet e opozitës për kosto të fryra
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta