Sundimi i ligjit, debatet me Hungarinë e Poloninë rrezikojnë buxhetin e rimëkëmbjes së BE-së

5 Tetor 2020 | 11:35

Nga pavarësia e gjyqësorit në Poloni te liria e medias në Hungari, debatet rreth sundimit të ligjit kanë qenë çështjet më të diskutueshme të BE-së.

Këto diskutime rrezikojnë të bllokojnë të gjithë fondin e rimëkëmbjes të Bashkimit Europian parashikuar për pandeminë.

Raporti i fundit i Parlamentit Evropian duket se ka ngritur shumë pikëpyetje, ku eurodeputetë të shumtë argumentojnë sesi mekanizmat ekzistues, thjesht nuk po funksionojnë.

Sipas tyre një proces i ri i sundimit të ligjit duhet të përfshihet në një dokument ligjërisht të detyrueshëm.

Përpara votimit që pritet të ndodhë të mërkurën, eurodeputetët kanë akuzuar Gjermaninë se po hedh poshtë plane të rëna dakord nga udhëheqësit e BE-së.

Ndërkaq Charles Michel, president i Këshillit Europian u bën thirrje të dy palëve për kompromis.

“Unë e di që do të jetë e vështirë, por shpresoj se të gjithë vendet e BE-së dhe eurodeputetët të kenë vullnetin e përbashkët politik për të gjetur një zgjidhje sepse është shumë e rëndësishme që e ardhmja e BE-së të jetë në gjendje të ratifikohet sa më shpejt të jetë e mundur në parlamente kombëtare por edhe  të ketë dakordësinë e Parlamentit Europian”,- u shpreh ai.

Raporti i ri i Parlamentit vjen në më pak se një javë pasi Komisioni shpalosi një terren të zymtë për gjendjen e demokracisë në Europën Jugore dhe Lindore.

“Publikimi i raportit të parë të Komisionit Evropian mbi sundimin e ligjit sugjeron që këto shkelje ekzistojnë në të gjithë Bashkimin Evropian, është një çështje e cila nuk ka të bëjë vetëm me Poloninë dhe Hungarinë, por ne duhet të kujtojmë se këto dy vende kanë shkelur sistematikisht rregullin për shumë vite dhe Komisioni nuk ka qenë në gjendje të ecepërpara dhe të kërkojë në të vërtetë për një votë për të drejtat e pezullimit të këtyre vendeve. Pra, ky është me të vërtetë një ngërç me të cilin përballemi sot, qw vw nw piwkpyetje  të ardhmen e fondit të rimëkëmbjes dhe  gjithë buxhetin “,- tha Alberto Alemanno, profesor i Ligjit Evropian, HEC Paris.

Hungaria dhe Polonia kanë hedhur poshtë përpjekjet e eurodeputetëve dhe shteteve anëtare për të bashkuar paratë e BE-së dhe sipas tyre çështjet rreth sundimit të ligjit janë sulm ndaj vetë demokracisë.

“Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit ka qenë se është keqpërdorur, i gjithë ligjërimi dhe nocioni i sundimit të ligjit. Është keqpërdorur dhe degraduar në nivelin e një arme politike që e majta këtu në Parlamentin Europian dhe në një farë mase në Komision sepse ato janë me pushtet. E kanë  përdorur kundër vendeve me një qeveri të krahut të djathtë ose qeveri si Hungaria ose Polonia “,- u shpreh Hidvéghi Balázs, eurodeputet i Hungarisë

Prej vitesh debatet rreth sundimit të ligjit kanë nisur të shkundin themelet e projektit Europian. Kjo nuk pritet se do të zgjidhet këtë javë por nëse nuk gjendet kompromisi, debati mund të prekë buxhetin e BE-së dhe aftësinë e Europës për tu rikuperuar nga kriza e pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026