Shkon në 56 numri i viktimave nga stuhia e dëborës në SHBA
Të paktën 56 persona kanë humbur jetën gjatë stuhive të dëborës që kanë goditur SHBA-në dhe Kanadanë gjatë fundjavës së kaluar, raporton BBC.
Zyrtarët thonë se 28 persona kanë vdekur në shtetin amerikan të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhi e tmerrshme dimri vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Vdekje nga stuhia u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Ëisconsin, Kansas dhe Kolorado.
Më së shumti u godit nga i ftohti shteti perëndimor i SHBA-së, Montana, ku temperaturat ranë në minus 45 gradë Celsius.
Disa njerëz mbetën të bllokuar në makinat e tyre për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre, thanë zyrtarët.
Pritet që të ketë më shumë viktima pasi reshjet e dëborës që shkrihen zbulojnë automjete të bllokuara dhe lejojnë hyrjen në shtëpi të largëta.
Në disa pjesë të SHBA-së sot pritet të bjerë deri në 23 centimetra borë, paralajmërojnë meteorologët.
Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një deklaratë të jashtëzakonshme që lejon ndihmën federale për shtetin e Nju Jorkut.
“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi Biden në Tëitter.
Në rastin më të keq, deri në 1.8 milionë familje ishin pa energji elektrike në SHBA, me mijëra fluturime të anuluara dhe vonuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta