Zelensky paralajmëron ukrainasit: Të përgatiteni, do ketë shtim të sulmeve ajrore

27 Dhjetor 2022 | 15:08

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit që të përgatiten për një shtim të sulmeve raketore nga ana e forcave ruse.

Ai njoftoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e vendit dhe të gjitha institucionet shtetërore po përgatiten për shtimin e këtyre sulmeve.

“Të gjithë duhet të përgatiten. Kushtoni vëmendje sirenave, ju lutem”, tha ai.

Teksa u ndal te zonat më të nxehta në frontin e luftës, Zelensky nënvizoi se dy qytetet në të cilat duhej të ishte përqendrimi maksimal janë Bahmuti dhe Kremina.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet që kanë në dispozicion për të avancuar”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026