Trump largohet nga spitali, vijon trajtimin në Shtëpinë e Bardhë
Pas pak ditësh i shtruar në spital, Presidenti i SHBA Dobald Trump la mjediset e qendrës mjekësore Walter Reed dhe rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku 74-vjeçari do të vijojë trajtimin nga COVID-19. I mësuar me daljet e tij si një “show man” Donald Trump u shpreh se ndihej shumë më mirë dhe shumë shpejt do t’i rikthehej fushatës zgjedhore.
Përpara se të largohej nga spitali, ekipi mjekësor i Trump megjithatë shtoi se presidenti ende nuk e kishte kaluar tërësisht rrezikun.
“Ne të gjithë vijojmë të mbetemi optimistë dhe të jemi të vëmendshëm sepse jemi në një territor ku dimë shumë pak gjëra kur bëhet fjalë për një pacient që ka marrë terapitë që në hapat e parë të trajtimit. Pra, ne do të shohim gjatë fundjavës, madje deri të hënën për të parë nëse do të jetë e njëjta situatë apo do të përmirësohet edhe më shumë. Vetëm atëherë do të mund të marrim frymë lirisht”, ka thënë doktori i presidentit amerikan.
Sipas të dhënave në SHBA raportohet më shumë se 7.4 milionë të prekur me COVID-19 dhe më shumë se 210.000 viktima.
Por duket se Presidenti Trump po shërohet shpejt dhe qëndrimi në spital nuk e ka bindur të jetë më i vëmendshëm dhe të mbajë maskë.
74-vjeçari shpërndau një video në rrjetet sociale duke u shprehur se njerëzit duhet të vazhdojnë jetën e tyre, pa lejuar që virusi t’i dominojë.
“Sapo u largova nga qendra Mjekësore Walter Reed dhe është vërtetë diçka e veçantë mjekët, infermierët janë ata të cilët të përgjigjen të parët. Unë kam mësuar shumë rreth coronavirusit dhe diçka është e sigurt, mos e lejoni të fitojë, mos kini frikë prej tij, ne do ta mposhtim”
Por kthimi i Presidentit vjen në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë është raportuar se një numër i madh i stafit është i infektuar. Të paktën 13 persona të afërt të 74-vjeçarit kanë rezultuar pozitiv duke e kthyer shtëpinë më të njohur në botë një vatër të COVID-19.
Lexoni gjithashtu:
“Ndihem shumë mirë”, Trump njofton daljen nga spitali pasditen e sotme
Kritikohet ‘shëtitja’ e Trump, ekspertët: Presidenti vuri në rrezik jetën e personave të tjerë
Trump surprizon mbështetësit, presidenti largohet për pak minuta nga spitali
Trump video-mesazh nga spitali: Ditët në vijim testi i vërtetë, do të kthehem së shpejti
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta