Stoltenberg në Greqi. Bind Athinën për uljen e tensioneve
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duket se ia ka arritur qëllimit për të qetësuar krizën greko-turke, e krijuar për shkak të pretendimeve territoriale dhe kërkimeve për hidrokarbure në Lindje të Mesdheut.
Pas vizitës së tij në Greqi ditën e martë, kryeministri grek Qirjakos Micotaqis deklaroi se Athina mirëpret lëvizjet e fundit të Turqisë për çtensionimin e situatës, por shtoi se Ankaraja duhet të tregojë një angazhim më të fortë për të përmirësuar marrëdhëniet.
Javën e kaluar, Stoltenberg njoftoi krijimin e një mekanizmi për të shmangur përplasjet aksidentale në lindje të Mesdheut, si pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve mes dy vendeve, aleate në NATO.
Mekanizmi në fjalë përfshin ngritjen e një linje ndërlidhëse për të shmangur incidentet në det dhe në ajër, pas frikës për një përplasjeje mes Athinës dhe Ankarasë në gusht.
Stoltenberg, që ditën e hënë u takua me presidentin turk Erdoan, deklaroi se beson që mekanizmi do të ndihmojë në krijimin e hapësirave për një zgjidhje diplomatike.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta