Përplasja Turqi-Greqi, autoritetet turko-qipriote rihapin plazhin e braktisur nga grekët
Autoritetet në Qipron Veriore deklaruan të martën se do të rihapin plazhin e qytetit të braktisur të Varoshës, një njoftim ky që ka gjasa të rrisë tensionet me greko-qipriotët dhe të rikthejë në vëmendje pushtimin turk të vitit 1974, që ndau përgjysmë ishullin.
“Kemi nisur një proces për të ripopulluar zonat e braktisura të tokës sonë, përfshirë plazhin Maras. Varosha, që ishte si një qytet fantazmë, tani po ringjallet. Me vullnetin e Zotit, ne do të fillojmë ta përdorim plazhin të enjten në mëngjes, bashkë me qytetarët tanë”, deklaroi Ersin Tatar, kryeministri i Qipros Veriore.
Tatar e bëri njoftimin në Ankara, përkrah presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se e mbështet vendimin për Varoshën, një ish-resort i braktisur prej dekadash.
“Kjo është një e drejtë e autoriteteve turko-qipriote. Ndaj, në dritën e kësaj të vërtete, ne e mbështesim tërësisht vendimin tuaj për të hapur plazhin e bukur të Marasit për qytetarët tuaj”, tha nga ana e tij Erdogan.
Mbështetja mund të rëndojë pozitën e Turqisë përballë BE-së dhe të rikthejë tensionet për pretendimet territoriale në Mesdhe, të qetësuara pasi Ankaraja dhe Athina ranë dakord për bisedime.
Gjithashtu, lëvizja ka gjasa të acarojë greko-qipriotët në ishullin mesdhetar, rreth 39 mijë prej të cilëve dikur jetonin në Varosha, përpara se të dëboheshin nga forcat turke 46 vjet më parë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta