Reagimet për ndarjen nga jeta të ish-Papa Benediktit XVI
Menjëherë sapo u njoftua se ish papa Benedikti XVI u shua, të shumta ishin reagimet nga liderët botërorë të cilët shprehën keqardhjen e tyre.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vlerësoi angazhimin e Benediktit për dialogun midis besimeve të krishtera dhe me fetë e tjera.
“Si një Papë “gjerman”, Benedikti XVI ishte një udhëheqës i veçantë i kishës për shumë njerëz, jo vetëm në këtë vend. Bota po humbet një figurë formuese të Kishës Katolike, një personalitet argumentues dhe një teolog të zgjuar. Mendimet e mia janë me Papa Françeskun”, shkroi Kancelari gjerman Olaf Scholz në Twitter.
Presidenti italian, Sergio Mattarella tha se vdekja e Benediktit pikëlloi të gjithë vendin.
“Nga ëmbëlsia dhe mençuria e tij përfitoi komunitetit ynë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Mattarella dhe vuri në dukje se Benedikti “vazhdoi t’i shërbente çështjes së Kishës së tij në rolin e tij unik të papës emeritus me përulësi dhe qetësi”.
“Benedikti XVI ishte një gjigant i besimit dhe i arsyes. Një njeri i dashuruar me Zotin, i cili e vuri jetën e tij në shërbim të Kishës Universale dhe i ka folur dhe do të vazhdojë t’u flasë zemrave dhe mendjeve të njerëzve me thellësinë shpirtërore, kulturore dhe intelektuale të Magjisterit të tij. Një i krishterë, një pastor, një teolog: një njeri i madh që historia nuk do ta harrojë”, shkroi kryeministrja, Giorgia Meloni.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak u shpreh se ishte pikëlluar nga lajmi duke vlerësuar figurën.
“Mendimet e mia shkojnë për katolikët në Francë dhe në mbarë botën, të pikëlluar nga largimi i Shenjtërisë së Tij Benediktit XVI, i cili punoi me shpirt dhe inteligjencë për një botë më vëllazërore”, shkroi presidenti francez, Emmanuel Macron.
LEXONI GJITHASHTU
Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti