Trazirat në Kirgizstan, presidenti premton anulimin e zgjedhjeve
Në kryeqytetin e Kirgizstanit, Bishkek, u vendos qetësia pas dy ditë protesta të dhunshme që shpërthyen pas rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve.
Çtensionimi i situatës erdhi pasi presidenti i vendit, Sooronbai Jeenbekov shprehu gatishmërinë e tij për të anuluar zgjedhjet, ndonëse akuzoi fraksione politike për përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë ilegale.
“U bëj thirrje të gjithëve që të ruajnë paqen, të mos bien pre e provokimeve dhe të mos shkelin ligjin. Paqja në vend dhe siguria e qytetarëve janë më të rëndësishme se çdo gjë. U bëj thirrje të gjitha palëve që të vendosin interesin e vendi mbi çdo ambicie politike dhe t’i rikthehen zbatimit të ligjit”, deklaroi Jeenbekov.
Gjithashtu, Jeenbekov njoftoi se kishte urdhëruar forcat e sigurisë që të mos hapnin zjarr ndaj manifestuesve, pasi një prej tyre mbeti i vrarë dhe rreth 590 të tjerë të plagosur.
Tensionet e mëdha u regjistruan të hënën dhe të martën, kur protestuesit bastisën fillimisht zyrat e Parlamentit, të cilit i vunë dhe zjarrin dhe më pas godinën kryesore të qeverisë, ku prishën portretet e presidentit dhe hodhën nga dritarja dokumentet që ndodheshin atje.
Kirgizstani, që ndodhet në kufi me Kinën dhe që është një aleat i ngushtë i Rusisë, ka qenë prej kohësh një platformë e konkurrencës gjeo-politike mes Moskës, Uashingtonit dhe Pekinit dhe ka një histori paqëndrueshmërie politike. Dy presidentë të tij janë rrëzuar nga revoltat në 15 vitet e fundit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta