Vijojnë luftimet Armeni-Azerbajxhan, kryeqyteti i Nagorno-Karabakh kthehet në gërmadhë
Banorët e Stepankertit, kryeqyteti i rajonit Nagorno-Karabakh, enden në rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga bombardimet, me konfliktin që nuk jep asnjë sinjal se po shkon drejt fundit.
Qytetarët janë detyruar të strehohen për shkak të bombardimeve, të cilat kanë qenë të vazhdueshme, por thonë se nuk kanë ndërmend të largohen.
“Karabaku është i yni dhe do të jetë i yni. Është toka jonë dhe ne nuk i trembemi askujt”, thotë Natalya, banore e Stepankertit.
Nagorno-Karabakh është një enklavë malore që sipas ligjit ndërkombëtar i përket Azerbajxhanit, por që është e banuar nga armenë.
Përplasjet e fundit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë më të rëndat që prej viteve ’90, kur rreth 30 mijë persona mbetën të vrarë, dhe po përhapen përtej enklavës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shtoi zërin e tij në thirrjet për t’i dhënë fund luftimeve, por shanset për një armëpushim duken të largëta, sidomos pas intensifikimit të tyre në fundjavë.
Ndërkohë, në tërësi, si pasojë e sulmeve me artiljeri të rëndë, tanke dhe avionë kanë mbetur të vrarë disa qindra persona.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta