Konflikti, presidenti azer dhe kryeministri armen akzuojnë njëri-tjetrin

7 Tetor 2020 | 19:04

Armenët dhe azerët mbeten të bllokuar në konfliktin më të keq ndër vite për rajonin Nagorno-Karabakh. Presidenti Aliyev dhe kryeministri Pashinyan ranë dakord të shprehin qëndrimet e tyrer në një intervistë ekskluzive për Euronews.

“Armëpushimi nuk arrihet në mënyrë të njëanshme, duhet të jetë një vendim dypalësh. Gjithashtu, ai duhet të implementohet në terren. Armenia na sulmoi më 27 shtator, duke goditur pikat tona ushtarake, duke dëmtuar infrastrukturën tonë dhe duke goditur civilët. Deri tani kemi 30 civilë të vrarë si pasojë e sulmeve armene me raketa balistike dhe bomba thërmuese. Ne kemi qenë subjekt i sulmeve për shumë kohë. Gjatë tre muajve të fundit ka patur të paktën 3 raste”, deklaroi Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit.

Por kryeministri armen i hedh poshtë deklaratat, duke akuzuar Azerbajxhanin për spastrim etnik në Nagorno-Karabakh.

“Sot mediat ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar kanë informacion të mjaftueshëm se Armenia nuk mund ta nisë këtë luftë për arsyen e thjeshtë se nuk kemi misione ushtarake për të implementuar. Detyra jonë është politike. Qëllimi ynë i vetëm është të mbrojmë popullin armen nga një gjenocid tjetër. Është qëllim vetëmbrojtës. Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet se çështja e rajonit Nagorno_Karabakh s’mund të zgjidhet përmes dhunës. Asgjë nuk mund të arrihet përmes dhunës, por politika e Azerbajxhanit është që ta zgjidhë atë përmes dhunës”, theksoi Nikol Pashinyan, kryeministri i Armenisë.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje palëve për armëpushim, por duke parë intensifikimin e luftimeve, kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026