Irlanda gjobit kompaninë Meta me 390 milionë euro
Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave gjobiti të mërkurën me 390 milionë euro kompaninë Meta, që përfshin rrjetet Facebook dhe Instagram për shkelje të privatësisë në internet.
Po kështu ky autoritet e ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet.
Masa ndëshkimore mund të trondisë modelin e të bërit biznes të kompanisë Meta, sipas të cilit përdoruesve u serviren reklama bazuar në atë çka bëjnë në internet.
Mbikëqyrësi irlandez e gjobiti Meta-n me 210 milionë euro për shkelje të rregullave strikte të Bashkimit Europian lidhur me çështje të privatësisë që përfshijnë Facebook-un dhe me 180 milionë euro të tjera për shkelje në Instagram.
Kjo është masa më e fundit ndëshkimore e vendosur nga ky komision ndaj kompanisë Meta, pas katër gjobave të mëparshme, që nga viti 2021 që arrijnë në vlerën e mbi 900 milionë eurove.
Vendimi rrjedh nga ankesat e depozituara në maj 2018, me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta