Kirgistani në vakum pushteti, shtohen tensionet mes grupeve opozitare
Parlamenti i Kirgistanit nuk ka arritur të mbledhë një kuorum gjatë seancës të mbajtur në orët e vona të natës duke e lënë kombin e Azisë Qendrore në një vakum pushteti ndërsa grupet rivale opozitare u përpoqën të pretendonin pushtetin pas rrëzimit të kabinetit.
Ish republika Sovjetike, e cila kufizohet me Kinën, është përfshirë nga trazirat prej disa ditësh kur mijëra njerëz nisën të protestojnë kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare duke sulmuar edhe ndërtesat qeveritare.
Pas protestave Kryeministri i Kirgistanit Kubatbek Boronov dha dorëheqjen ndërsa për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve u mor vendimi që të mos njihet as rezultati i zgjedhjeve.
Tre grupe opozitare kanë propozuar secili kandidatët e tyre për kryeministër të përkohshëm të cilët do të duhet të mbikëqyrin një votim të përsëritur në muajt e ardhshëm.
Shumë qytetarë në Kirgistan fajësojnë Presidentin Sooronbay Jeenbekov për lejimin e blerjes sistematike të votave dhe parregullsive të tjera të përhapura gjatë zgjedhjeve parlamentare për të siguruar që vetëm partitë besnike të tij të fitojnë vende në parlament.
Pas shtypjes së dhunshme të protestuesve, partitë e opozitës duan që presidenti Jeenbekov të largohet.
Kjo është kryengritja e tretë që nga viti 2005 në Kirgistan.
“Revolucioni i Tulipanit” në 2005 dhe “Revolucioni i Prillit” në 2010 që rrëzuan presidentët në pushtet u pasuan nga plaçkitjet, marrja e bizneseve private me forcë dhe, në 2010, nga përplasjet etnike.
Këtë herë, pas asaj që tani quhet gjerësisht si “revolucioni i Tetorit”, shumë kanë frikë se një trazirë e dhunë e tillë mund të ndodhë përsëri.
Vendi tashmë po përballet me paqëndrueshmëri në rritje si në kryeqytet ashtu edhe në rajone.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta