Hashim Thaçi vizitë të papritur në SHBA

8 Tetor 2020 | 15:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisë për vizitë në Uashington, por ende nuk dihet më shumë mbi agjendën e kësaj vizite.

Kjo vizitë e z. Thaçi në SHBA vjen pak javë pasi ai anuloi pjesëmarrjen në takimin e parashikuar në Shtëpinë e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi.

E gjitha kjo erdhi për shkak se, Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës publikoi lajmin për ngritjen e një aktakuze për krime luftën ndaj Presidentit të Kosovës.

Hashim Thaçi i rezistoi presionit për të dhënë dorëheqjen ndërsa pak kohë më parë është marrë në pyetje në Hagë mbi këto dyshime. Ndërkohë, gjykata ende nuk ka vendosur për të pranuar apo refuzuar kërkesën e prokurorisë.

Duke mbajtur qëndrimin se nuk ka kryer krime lufte, z. Thaçi deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti që mban në rast se Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën.

Në aktakuzë pretendohet se, Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Do të jetë Dhoma e Specializuar e Kosovës (DHSK) që do të vendosë nëse do të konfirmojë akuzat. Prokuroria Speciale bën të ditur se, Thaçi dhe Veseli kanë bërë përsëritje të vazhdueshme për të penguar dhe sabotuar punën hetimore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026