Tronditi Pallatin Mbretëror, sa para pritet të fitojë Princ Harry nga libri

6 Janar 2023 | 12:03

Libri i Princit Harryt duket se ka marrë vëmendjen e mediave botërore, ku rrëfimet e pazakonta kanë tronditur Pallatin Mbretëror.

Krahas lajmeve të bujshme, BBC i ka kushtuar një artikull dhe fitimeve që Harry pritet të marrë nga publikimi i librit.

Ndërsa asnjë shifër nuk është konfirmuar zyrtarisht, botuesi Penguin Random House thuhet se i ka paguar familjes mbretërore një paradhënie prej 20 milionë dollarësh.

Kur libri të dalë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, do të kushtojë 28 £ për, ndërkohë që 20 £ do të kushtojë versioni audio.

Por jo të gjitha fitimet nga libri do t’i shkojnë drejtpërdrejt princit.

Në një deklaratë, Penguin Random House tha se disa nga të ardhurat nga libri do të shkojnë për bamirësi.

Kjo përfshin 1.5 mln dollarë të cilat do të shkojnë për Sentebale, një organizatë që mbështet fëmijët dhe të rinjtë e e prekur nga HIV/AIDS në Lesoto dhe Botsvana.

Charity WellChild, e cila lejon të rinjtë me nevoja komplekse shëndetësore të kujdesen në shtëpi, do të marrë gjithashtu 300,000 £.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026