SHBA miraton vaksinën e parë në botë për bletët
SHBA ka miratuar përdorimin e vaksinës së parë në botë për bletët.
Kjo vaksinë u krijua për të parandaluar vdekjet masive të bletëve nga një bakter që dobëson kolonitë duke sulmuar larvat e bletëve.
Departamenti Amerikan i Bujqësisë miratoi një licencë të kushtëzuar për vaksinën këtë javë, sipas firmës bioteknike që qëndron pas zhvillimit të saj.
Si pjalmues, bletët luajnë një rol kritik në shumë aspekte të ekosistemit.
Shefi i “Dalan Animal Health”, Annette Kleiser tha se vaksina mund të shërbejë si një përparim në mbrojtjen e bletëve.
Sëmundja amerikane e foulbrood përbën një sfidë për bletarët pasi është shumë ngjitëse dhe nuk ka shërim. Metoda e vetme e trajtimit kërkon djegien e kolonisë së bletëve të infektuara së bashku me kosheret dhe trajtimin e kolonive me antibiotikë.
Sipas departamentit amerikan të bujqësisë, në SHBA ka pasur shumë reduktime në kolonitë e bletëve që nga viti 2006.
Sipas Organizatës Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, bletët, zogjtë apo lakuriqët e natës janë përgjegjës për rreth një të tretën e prodhimit të bimëve në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta