Debati i dytë presidencial në SHBA, Trump refuzon pjesëmarrjen në takimin virtual
Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se nuk do të marrë pjesë në një debat virtual, duke vënë në dyshim përballjen e dytë presidenciale mes tij dhe rivalit demokrat Joe Biden, të parashikuar më 15 tetor.
Fjalët e tij erdhën pak momente pasi komisioni që mbikëqyr debatin deklaroi se eventi planifikohet të zhvillohet në distancë për shkak të diagnostikimit të presidentit me COVID19.
“Jo, nuk do të harxhoj kohën time me një debat virtual. Debatet nuk zhvillohen kështu. Të ulesh përpara një kompjuteri dhe të debatosh është qesharake dhe madje të ndërpresin fjalën”, është shprehur presidenti amerikan Donald Trump.
Nga Shtëpia e Bardhë, ku po mjekohet nga coronavirusi, Trump tha për Fox News se nuk beson se mund të infektojë të tjerët dhe se ndihet në gjendje të rifillojë mitingjet elektorale.
“Do të testohem shumë shpejt, por në tërësi jam i pastër”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, rivali i tij Joe Biden deklaroi se do të veprojë sipas rekomandimeve të komisionit të debatit.
“Nuk e di se çfarë do të bëjë presidenti. Ai ndërron mendje çdo sekond. Të komentoja deklaratat e tij do të ishte e papërgjegjshme. Sa për mua, mendoj se do të ndjek rekomandimet e komisionit”, ka thënë ish-presidenti Joe Biden.
Biden u konsiderua fitues i debatit të parë presidencial, i mbajtur më 30 shtator, pas të cilit komisioni mbikëqyrës deklaroi se do të ndryshojë rregullat për shkak të fyerjeve personale.
Lexoni gjithashtu:
Trump në gjendje të mirë, mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Nuk ka simptoma të COVID
A do të ketë debat? Biden: Të shtyhet nëse Trump është i infektuar. Trump: Mezi pres 15 tetorin
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta